Bota

Indonezi, Autoritetet djegin një ”mal” me lëndë narkotike

Policia indoneziane shkrumboi një ”piramidë” prej 800 kilogramësh marijuanë duke e demonstruar në mënyrë spektakolare asgjësimin e kësaj droge të paligjshme. Autoritetet e provincës Aceh, në veriperëndim të këtij shteti me shumicë myslimane, shkatërruan qindra paketime me marijuanë si dhe 19 kilogram metamfetaminë të sekuestruar këtë vit nga policia. Pesë të dyshuarit në biznesin e drogës, me veshje ngjyrë portokalli u detyruan të marrin pjesë në këtë spektakël të pazakontë.

Provinca e Aceh-ut është një rajon konservator i shtrirë në skajin ekstrem të ishullit të Sumatras. Një sërë shkeljesh përfshirë konsumin e alkoolit, homoseksualitetin dhe tradhtinë bashkëshortore dënohen me goditje me kamxhik në publik. Indonezia regjistrohet në mesin e shteteve më ndëshkues në fushën e drogave.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close