Categories Bota

Inxhinierët e NASA-s, të emocionuar nga videoja e zbarkimit të sondës në Mars

Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës ka publikuar pamje të reja nga zbritja e eksploratorit të saj në planetin Mars. Dy nga kamerat e mjetit e filmuan të enjten e shkuar zbritjen e telekomanduar duke nisur nga lartësia 10 kilometra.

Një total prej 7 kamerash ishin instaluar pikërisht për të studiuar dhe përmirësuar uljen për misionet e ardhshme. “Kemi mbledhur mbi 30 gigabajt informacion dhe mbi 23 mijë imazhe të mjetit gjatë zbritjes,” deklaroi kryeinxhineri i NASA-s që modeloi sistemin e kamerave të eksploratorit.

Shkencëtarët e NASA-s thanë se hapja e parashutave gjatë zbritjes qe brenda parashikimeve, dhe ato mundën ta ngadalësojnë mjetin në 145 metra për sekondë, përpara se ai të shkëputej nga guaska mbrojtëse dhe të fluturonte vetë. Rrotat e mjetit e prekën tokën marsiane pas gati 3 minutave.

“Hapja e parashutës ishte simetrike, shumë e shpejtë. Nuk pati ngatërrime të fijeve edhe pse ato janë rreth 2 milje të gjata. Dhe ky është lajm shumë i mirë për të ardhmen.” Eksploratori “Perseverance” preku më 18 shkurt terrenin jashtëtokësor, për të analizuar kushtet mjedisore, atmosferike dhe veçoritë gjeologjike të planetit Mars.

Një minihelikopter i brendshëm vetëm 2 kg i rëndë do të këqyrë nga sipër rrugët ku do të kalojë eksploratori. Një sondë kineze dhe një robot i Emirateve të Bashkuara Arabe po qarkullojnë në orbitën e planetit të kuq dhe pritet t’u bashkohen eksploratorin amerikan duke nisur nga muaji maj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME