Categories Bota

Japonia hedh dyshime: Kim Jong-un është ‘larguar nga jeta’

Thashetheme të reja për vdekjen e Kim Jong-un janë shfaqur së fundi ndërsa Japonia thotë se ka “disa dyshime” mbi shëndetin e tij në mesin e pandemisë së koronavirusit. Muajt e fundit, diktatori i Koresë së Veriut ka bërë një numër shumë të vogël daljesh në publik, duke nxitur raporte të shumta mbi gjendjen e tij fizike.

Raportet fillimisht pretenduan se 36-vjeçari kishte vdekur ose ishte sëmurë rëndë pasi ai nuk arriti të marrë pjesë në festimet që shënuan lindjen e gjyshit të tij, të konsideruar si babai i kombit, Kim Il-Sung, në 15 Prill.

Ai mendohej asokohe se i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër pasi ishte shembur përtokë gjatë një shëtitjeje. Pas një mungese që zgjati 20 ditë, ai u shfaq në 1 maj në një fabrikë të porsa përuruar fertilizuesish, por pastaj u zhduk përsëri nga syri i publikut.

Më tej, fotografitë e publikuara nga mediat shtetërore të Koresë së Veriut e treguan duke folur në një takim të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Koresë në pushtet, në 7 qershor. Që prej asaj kohe nuk është parë më në evente publike. Duke folur në një konferencë shtypi, ministri japonez i mbrojtjes Taro Kono tha se lëvizjet e fundit të vëzhguara në shtetin komunist ishin “të gjitha shumë të çuditshme”. “Kemi disa dyshime për shëndetin e Kim Jong-un”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME