Categories Bota

Kina izolon tri qytete për shkak të virusit të ri

Qeveria kineze izoloi të enjten tre qytete me një popullsi prej 20 milionë banorësh, një veprim i pashembullt me qëllimin për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të një virusi vdekjeprurës që është përhapur edhe në disa vende të tjera. Fillimisht autoritetet kineze ndaluan udhëtimet në rrugë tokësore, ajrore e detare nga Wuhani, qyteti nga dyshohet se e ka origjinën koronavirusi.

Masa të ngjashme u morën disa orë më vonë në qytetet aty pranë, Huanggang dhe Ezhou. Qytetet u izoluan në prag të festës së Vitit të Ri Hënor gjatë të cilit është traditë udhëtimi i miliona kinezëve. Qeveria ka anuluar festimet edhe në Pekin që zakonisht tërheq turma të mëdha njerëzish. Deri tani virusi ka shkaktuar vdekjen e të paktën 17 personave ndërsa rreth 600 të tjerë rezultojnë të prekur. Autoritetet e Wuhan-it kanë kërkuar që të gjithë banorët të veshin maska në publik dhe u kanë bërë thirrje edhe punonjësve të qeverisë e sektorit privat të bëjnë të njëjtën gjë në vendin e punës, sipas agjencisë së lajmeve Hsinhua, e cila citoi një përfaqësues të qeverisë.

ÇFARË DIHET PËR VIRUSIN?

Ky lloj koronavirusi është kaq i ri, sa që nuk dihet shumë për të. Zëri i Amerikës bëri një përmbledhje të informacionit që dihet deri tani për këtë virus koronë. Njerëzit nga Kina po kontrollohen nëpër aeroporte, si brenda edhe jashtë vendit. Ata kontrollohen për temperaturë dhe për simptoma të tjera të këtij virusi të ri të rrugëve të frymëmarrjes. Quhet virus korona, pasi ka pamjen e një kurore. I ftohti i zakonshëm është një tjetër shembull i virusit korona, por të tilla janë edhe viruset vdekjeprurëse të rrugëve të frymëmarrjes. SARS-i i pati fillimet tek kafshët e një tregu mishi në Kinë. Më pas u shfaq një tjetër virus korona nga Lindja e Mesme, i quajtur MERS.

“MERS erdhi ndoshta nga lakuriqët e natës, por tashmë gjendet kudo në radhët e deveve në mbarë Lindjen e Mesme, dhe vazhdon të përhapet nga devetë tek njerëzit. Pra të gjithë këto viruse korona shfrytëzojnë një bartës që i mundëson të zhvendoset nga kafshët tek njeriu”, thotë Matthew Frieman, i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Merilendit. Virusi më i fundit korona duket se e ka origjinën nga tregu ushqimor në qytetin kinez Wuhan, me një popullsi prej rreth 11 milionë banorë. Viruset respiratore zhvendosen nëpërmjet ajrit. Mund të transmetohen nëpërmjet të kolliturit, tështimës, prekjes së një sipërfaqeje të infektuar dhe më pas prekjes së gojës, hundës apo syve. Zoti Frieman thotë se është më e lehtë të marrësh një virus korona se sa p.sh. Ebolan, e cila përhapet nëpërmjet lëngjeve trupore. Deri më tani, ky virus i ri duket se nuk ka në objektiv një grup të caktuar. Megjithatë, mosha ka disavantazhet e saj. ‘“Nëse je i moshuar, mbi 65 vjeç, ke më shumë rrezik komplikacionesh. Megjithatë nuk ka kufizime moshash”, thotë Dr. Anthony Fauci, i Institutit Kombëtar të Shëndetit. Ndër komplikacionet e mundshme janë pneumonia, bronshiti, bllokimi i veshkave, grumbullimi i lëngjeve në mushkëri, si dhe vdekja.

“Nëse ju shkakton një infeksion të dytë bakterial, mund të merrni antibiotikë. Nëse ju shkakton vështirësi frymëmarrjeje dhe ju duhet ndihmë, mund të përdorni një respirator. Por, nuk ka një trajtim efikas dhe të provuar shkencërisht për këtë virus koronë të ri”, thotë Dr. Fauci. Shkencëtarët në mbarë botën po studiojnë virusin.

“Ajo çfarë duhet të mësojmë është se nga vjen vërtet ky virus… Pastaj duhet të shohim se si virusi shkakton sëmundjet dhe nëse mund të zhvillojmë diagnostikimin në mënyrë që të dimë më mirë se si përhapet në komunitet”, thotë zoti Frieman. Ndërkohë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon larjen e shpeshtë të duarve, mbulimin e të kolliturit me krah ose me shami, dhe nëse dyshoni se mund ta keni marrë virusin, të njoftoni mjekun. /VoA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME