Categories Bota

Kjo sëmundja po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën

Samoa një ishull në oqeanin Paqësor ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme pas disa vdekjeve të lidhura me një shpërthim të fruthit, ku janë mbyllur të gjitha shkollat. Rreth 14 fëmijë nën moshën pesë vjeç dhe një i rritur kanë vdekur nga epidemia, pas konfirmit të  agjensisë së fëmijëve të Kombeve të Bashkuara UNICEF.

Sipas CNN deri tani ka më shumë se 1000 raste të dyshuara. Fruthi ka një ringjallje të gjerë në të gjithë botën, që nga vendet me  të ardhura të larta në Amerikë dhe Evropë, e deri në vendet me të ardhurat më të ulëta në Azi dhe Afrikë.Një nga shkaktarët e sëmundjes është mosvaksinimi. Pothuajse 350,000 raste të fruthit u raportuan globalisht në vitin 2018, sipas UNICEF, ku më shumë se në vitin 2017.

Të hënën, Winston Peter, Ministri i Punëve të Jashtme të Zelandës së Re, tha që vendi i tij do të dërgojë infermiere vaksinimi dhe një ekip ndihmës mjekësor të mjekëve dhe infermierëve në Samoa për të mbështetur programin e imunizimit të vendit. “Fruthi është shumë ngjitës dhe shpërthimi ka marrë jetë në Samoa. Është në interesin e secilit që ne të punojmë së bashku për të ndaluar përhapjen e saj,” tha Peter në një deklaratë të veçantë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, afërsisht 95% e një popullate duhet të vaksinohen me dy doza të vaksinës së fruthit për të siguruar imunitet. Sipas UNICEF, ky shpërthim i fundit në Samoa tregon se sa i rëndësishëm është programi i vaksinimit tek fëmijët. Edhe në Tonga ka një shpërthim të fruthit pas kthimit të lojtarëve rugby Tongan nga Zelanda e Re, ku një lojtar kishte sëmundjen. Në një raport të lëshuar të mërkurën, ministria tha se 251 raste të fruthit janë  konfirmuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME