Categories Bota

Koronavirusi, shtetasit kinez bien pre e racizmit

Përhapja e koronavirusit në vendet e Europës ka shkaktuar frikë tek shumë qytetarë. Franca ka konfirmuar 4 raste deri më tani të personave të infektuar, ndërkohë që shumë shtetas kinez në Francë janë ankuar se kanë rënë pre e racizmit.

Ata shprehen se kanë pasur përplasje fizike me qytetarë në transportin publik si dhe abuzim në rrjete sociale. Raste të racizmit janë raportuar dhe në Britani. Shumë shtetas kinez që jetojnë në Francë shprehen se qytetarët i shmangin ata në rrugë nga frika e koronavirusit.

Madje reagime ka pasur dhe për titujt e gazetave në Francë të cilët shkruanin “Alarm i verdhë” dhe vendosën foton e një gruaje kineze me maskë. Shumë persona kanë reaguar ndaj saj, ndërkohë që agjencia mediatike ka kërkuar falje dhe deklaroi se nuk do të përsëriteshin. Franca deklaroi se do të dërgojë një avion në Ëuhan ditën e enjte (30 janar) për të evakuuar 250 qytetarë francezë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME