Categories Bota

Ky është shteti europian që pritet të fillojë vaksinimin në 7 dhjetor

Autoritetet shëndetësore britanike janë duke u përgatitur për të marrë vaksinat e para të Pfizer / BioNtech deri më datë 7 dhjetor. Mediat raportojnë se spitalet janë duke u përgatitur për të vaksinuar stafin e tyre brenda dhjetë ditëve të ardhshme për shkak se mjekët dhe infemierët konsiderohen si grupet më të rrezikuara.

Spitalet e Anglisë mund të marrin furnizimet e para të vaksinave Pfizer, deri të hënën, 7 dhjetor, pasi miratimi i vaksinës pritet të jepet në ditët e ardhshme. Sipas planit të qeverisë, fillimisht vetëm personeli mjekësor do të jetë ai që do të vaksinohet edhe pse më herët ishte njoftuar për fillimin e vaksinimit në azile.

Sipas “Guardian”, natyra e vaksinës Pfizer është ajo që çon në një rregullim të rendit të përparësisë. Përbërja kimike e kësaj vaksine kërkon, siç pretendojnë ekspertët, një numër të kufizuar lëvizjesh. Prandaj, nuk mund të transportohet nga mjekët në shtëpitë e pleqve ose shtëpitë e tyre. Ata që jetojnë në njësitë e lartpërmendura ose mbi moshën 80 vjeç pritet të marrin vaksinën e Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca, e cila gjithashtu pritet të marrë autorizimin për përdorim më vonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME