Një aksident i frikshëm por fatmirësisht pa të lënduar. Ngjarja u shënua të shtunën, 11 korrik, afër një liqeni në Davlekanovo të Rusisë. Shoferi i makinës nuk i kontrolloi si duhet frenat e dorës kur doli nga mjeti i tij ndërsa e manovronte në majën e një kodre.
Drejtuesi i makinës përfundoi në tokë, ndërsa mjeti filloi të rrokulliset me shpejtësi të lartë poshtë kodrës pa shofer para se të godiste disa makina të tjera të parkuara. Fatmirësisht askush nuk u lëndua nga makina e “arratisur”.