Bota

Mbi 105 milionë të shëruar: SHBA, India e Brazili kanë numrin më të lartë të këtyre

Mbi 105 milionë të shëruar nga Covid-19 raportohen në të gjithë botën. Tri vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona. Ndërkohë, India ka shënuar rekord në numrin e rasteve ditore me COVID-19 në 5 muajt e fundit. Paralelisht me procesin e vaksinimit, numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 105 milionë.

Sipas “Worldometer”, që përpilon të dhënat mbi pandeminë, 105.004.227 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19. Tri vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (23.754.391), Indi (11.525.039) dhe Brazil (11.239.099). Më pas radhiten Rusia (4.186.251), Britania e Madhe (3.860.174), Spanja (3.054.725), Turqia (3.035.043), Italia (2.933.757), Gjermania  etj.

Në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën duke infektuar 130.325.618 persona dhe duke shkaktuar 2.842.768 të vdekur. Ndërkohë, India ka arritur nivelin më të lartë të numrit të rasteve ditore në 5 muajt e fundit.

Me 81.466 raste të koronavirusit të ri (COVID-19) të regjistruara brenda 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave, India radhitet në “vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e katërt për sa i përket numrit të viktimave”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: