Agimet polare në polin e veriut janë gjithmonë të veçanta. Këtë herë pamjet e kapura nga observatori norvegjez i aurorave në rajonin Silsand, janë më të vërtetë spektakolare dhe të papërsëritshme.
Fenomeni i dritave të ndritshme, Aurora ndodh në pjesët skajore të planetit Tokë në gjerësinë mes dy hemisferave. Agimet polare në hemisferën veriore quhen aurora borealis, ose dritat veriore, ndërsa në hemisferën jugore aurora australis, ose dritat jugore.