Categories Bota

Meghan Markle: Jeta e George Floyd ishte e rëndësishme

Dukesha britanike e Sussex, Meghan Markle ka thyer sot heshtjen mbi vdekjen e George Floyd në dorë të policisë në SHBA duke deklaruar se ‘jetët e njerëzve me ngjyrë janë të rëndësishme’ si dhe tha se nuk kishte folur më parë për vdekjen e tij pasi kishte qenë ‘nervoze’.

Meghan mbajti fjalimin për nxënësit e vitit të fundit të ish-shkollës së saj të mesme Immaculate Heart në Los Angeles, ku përmendi dhe afro-amerikanë të tjerë të vdekur në duart e policisë amerikane vitet e fundit. Ish-aktorja 38-vjeçare ka studiuar në këtë shkollë nga mosha 11 deri në 18 vjeç: “Jeta e George Floyd ishte e rëndësishme, jeta e Breonna Taylor ishte e rëndësishme, jeta e Philando Castile ishte e rëndësishme dhe jeta e Tamir Rice ishte e rëndësishme”.

Edhe tre njerëzit me ngjyrë të përmendur nga Meghan janë vrarë nga policia e SHBA në gjashtë vitet e fundit. Meghan iu referua gjithashtu qytetit të Los Angeles si ‘qyteti i familjes së saj’ ku ajo është rikthyer tashmë me të shoqin Princin Harry, dhe birin e tyre Archie.

Duke folur për Floyd, ajo shtoi: “Nuk isha e sigurtë për ato që duhet të thoja këtu, isha nervoze por më pas e kuptova se gjëja me më gabuar është të mos thuash asgjë.” Pas vizitës së saj të djeshme, Meghan dërgoi tekstin e fjalimit të saj gjashtë-minutësh për revistën e femrave Essence, që e publikoi sot në faqen e saj, duke komentuar ‘i dhënë me mirësjellje nga Meghan, Dukesha e Sussex’.  Zhvillimi vjen teksa demonstrimet vijojnë të akumulohen për vdekjen e Floyd, afro-amerikanit 46-vjeçar që vdiq kur polici Derek Chauvin ushtronte forcë me gju mbi qafën e tij për rreth nëntë minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME