Mali Saint-Michel është një nga vendet më të bukura të Europës. Edhe nga larg, faqja mahnitëse dhe frikësuese e kështjellës është mbresëlënëse.
Ky mal i shenjtë është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga 1979, një vend pelegrinazhi dhe ka shërbyer si vend izolimi për murgjit e krishterë deri në shekullin e gjashtë. Peshkopi lokal i Avranches ndërtoi një kishë të vogël në vitin 709 në Mont Tombe (emri origjinal i Saint Michel). Atëherë komuniteti i murgjve me kërkesën e Dukës së Normandisë u vendos në këtë ishull.
Kisha dhe manastiri evoluuan nga shekulli 11 – 15. Ajo gjithashtu u bë qendra shpirtërore dhe intelektuale për gati një mijë vjet. Gjatë Revolucionit Francez, murgjit u dëbuan dhe abati u shndërrua në një burg deri në vitin 1864. Për shumë vite ky ishull nuk mund të aksesohej dhe ishte e ndalur madje edhe fotografimi i tij.