Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin tronditës kur një 17-vjeçare në aeroportin e Kalifornisë rrëmben një avion privat dhe e nget në një gardh, përpara se të arrestohet. E reja e pa idientifikuar u arrestua pasi dyshohej se dëmtoi një gardh dhe vodhi avionin ‘King Air 200’.
Policia e Aeroportit Yosemite Fresno thanë se ata morën një telefonatë urgjente në lidhje me vjedhjen, së cilës iu përgjigjen në ora 7.30 të mëngjesit. Policia tha se e reja u gjet e ulur brenda në kabinë, me vendosur kufjet e pilotit.