Bota

Ndryshimet klimatike do të ndikojnë kohëzgjatjen e stinëve

Gjashtë muaj verë dhe më pak se dy muaj dimër: kjo mund të jetë normalja e re në Hemisferën Veriore deri në vitin 2100, nëse nuk zbatohen politika efikase në lidhje me ndryshimin klimatik.

Pasojat në shëndetin e njeriut, si edhe në bujqësi dhe mjedis, janë të pashmangshme, sipas një studim kinez, i udhëhequr nga Instituti i Oqeanologjisë së Detit të Kinës Jugore (SCSIO) dhe i botuar në revistën “Geophysical Research Letters”. Studiuesit krahasuan të dhënat klimatike të mbledhura çdo ditë midis 1952 dhe 2011, në mënyrë që të verifikonin se si ka ndryshuar ritmi me të cilin ndryshojnë stinët në hemisferën veriore.

Më pas, ky informacion u fut në modele që studiojnë ndryshimet klimatike, për të simuluar skenarë të mundshëm në të ardhmen. Rezultatet e studimit tregojnë se pas 60 vjetësh, kohëzgjatja e stinës së verës do të shtohet me një mesatare nga 78 në 95 ditë, ndërsa dimri do të shkurtohet nga 76 në 73 ditë.

Messezonet, gjithashtu, do të jenë tkurrur: pranvera do të ketë shkuar nga 124 në 115 ditë mesatarisht, ndërsa vjeshta nga 87 në 82 ditë. Shifrat konfirmojnë edhe se pranvera dhe vera do të fillojnë më herët se në të kaluarën, ndërsa vjeshta dhe dimri më vonë.

Rajoni i Mesdheut dhe ai i Pllajës Tibetiane janë ato në të cilat cikli i stinëve do të jetë ndryshuar më shumë. Nëse kjo prirje nuk përmbyset me politika efektive zbutëse të ndryshimeve klimatike, është e mundur që deri në vitin 2100 vera të zgjasë gjashtë muaj, dimri më pak se dy, ndërsa pranvera dhe vjeshta do të shkurtohen më tej.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: