Bota

Në alarm Indonezia/ Frikë për një tsunami të dytë

Indonezia ka ngritur nivelin e alarmit  pas shpërthimit të dytë të vullkanit Anak Krakatau  duke urdhëruar që të gjitha fluturimet të shmangin zonën, pak ditë pasi një tsunami vrau të paktën 430 vetë. Autoritetet  kanë paralajmëruar se  krateri i Anak Krakatau, mbetet i brishtë, duke ngritur frikën e një kolapsi dhe tsunami tjetër  ndërsa u është kërkuar banorëve të qëndrojnë larg nga bregu. Vullkani ka qenë veçanërisht aktiv që nga e diela, duke hedhur lavë dhe shkëmbinj, dhe duke dërguar re të mëdha të hirit deri në 3000 metra në qiell shumë të mbuluara. “Që nga 23 dhjetori aktiviteti nuk ka ndalur, Ne parashikojmë një përshkallëzim të mëtejshëm”, tha Antonius Ratdomopurbo, sekretar i agjencisë gjeologjike.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close