Autoritetet në Zimbabve thanë që 105 elefantë kishin ngordhur në dy muajt e fundit, për shkak të një thatësire të madhe që ka kapluar vendin. Por tani numri i tyre është rritur në 200, sipas zëdhënësit të Autoritetit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Zimbabvesë.
Kafshët e tjera, përfshirë gjirafat, zebrat, impala dhe buajt gjithashtu po ngordhin për shkak të thatësirës. Situata nuk mund të përmirësohet derisa të bjerë shi, tha Faraëo. ‘’Pothuajse çdo kafshë po preket. Sigurisht elefantët vërehen lehtësisht gjatë patrullimit ose lëvizjeve, por disa specie zogjsh preken seriozisht sepse ato mund të rriten vetëm në lartësi të caktuara të pemëve, dhe ato pemë po rrëzohen nga elefantët. Tani jemi të detyruar të ndërhyjmë, sepse nuk jemi të sigurt kur dhe si do marrim shiun. Për të shmangun humbjen e kafshëve duhet të ndërhyjmë për të ruajtur numrin e tyre.’’
Zimbabve dhe Botsvana fqinje kanë numrin më të madh të elefantëve në botë, përkatësisht rreth 85,000 dhe 130,000. Zyrtarët në Zimbabve thonë se ata janë duke luftuar për të përballuar gjendjene tanishme. Thatësira përveç kafshëve, ka prekur rreth 11 milion njerëz, sipas Programit Botëror të Ushqimit, i cili po planifikon shpërndarjen e ushqimit në shkallë të gjerë.