Një shpërthim i madh ka ndodhur sot në portin e Bejrutit. Në këtë tragjedi, deri tani janë konfirmuar 25 viktima, dhe mijëra të lënduar, shkruan lajmi.net. E rrjetet sociale tanimë janë mbushur me video nga momenti i shpërthimit të madh.
Aty vërehet se fillimisht në vendin ku ngjau ky eksplodim, kishte pasur tym, ndërkaq që më pas shihet shpërthimi, fuqia e të cilit ka dëmtuar ndërtesat në një perimetër shumë të gjerë. Një video të tillë mund ta shikoni edhe mëposhtë:
https://twitter.com/Alawaayy/status/1290726324810715137