Categories Bota

Parisi bën gati kinemanë që u ofron shikuesve distancim fizik

Parisi njihet prej kohësh si Qyteti i Dashurisë, por si duket tashmë do të bëhët akoma më romantik me “kinematë pluskuese”. Me këtë model kinemaje, shikuesit mund të ndjekin filmin dhe në të njëjtën kohë mund të ruajnë distancën. Kjo pasi ata do të jenë të akomoduar në barka. Ky “setup” do të funksionojë vetëm një natë, më 18 korrik, si pjesë e “Paris Plages”, një event vjetor që organizohet nga kryeqyteti francez.

Në këtë datë, “plazhe” të përkohshme instalohen përgjatë Sienës dhe Bassin de la Villette. Cinéma sur l’Eau, ose Kinemaje në Ujë, është krijuar nga zinxhiri i kinemave Mk2 dhe nderon faktin që kinematë janë lejuar të rihapen ne Francë pas mbylljeve masive prej pandemisë.

Më shumë se 300 banorë do të mirëpriten në Bassin de la Villette për të parë Le Grand Bain, një komedi për një grup burrash që krijojnë një ekip për not të sinkronizuar, nga një ekran i madh i instaluar mbi ujë. Për të siguruar distancimin sociale, 150 shikues do të jenë në gjendje ta shijojnë shfaqjen nga komoditeti i 38 barkave elektrike, ndërsa 150 të tjerë mund të shikojnë filmin nga kolltuqet e përhapura në tokë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME