Bota

Pas 11 javësh nga mbyllja, Gjermania “lehtëson” masat për disa biznese

Parukeritë dhe berberët do të rihapen në Gjermani pas pothuajse tre muaj të mbyllur. Vendimi për rihapjen e salloneve të bukurisë dhe berberët u mor pas 11 javësh të mbyllur.

Kujtojmë se vendimi për mbylljen e berberëve dhe parukerive u miratua në takimin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e shtetit më 16 dhjetor 2020, pasi vendi pësoi një rritje të ndjeshme të rasteve të reja. Pas takimit më 11 shkurt, u vendos që berberët dhe parukeritë të mund të vazhdojnë të punojnë nga 1 marsi, si pjesë e zbutjes së masave për shkak të uljes së rasteve me Covid-19.

“Prenotimet tona janë mbushur gjatë gjithë marsit dhe ne kemi filluar të caktojmë prenotime të reja. Klientët që vijnë më herët duhet të presin jashtë. Meqenëse ne punojmë sipas prenotimeve të planifikuara, ne mund të presim klientë vetëm në kohën e caktuar”, tha Ali Kocakaya, një berber në qarkun Charlottenburg.

Ndërkohë një berber tjetër në qarkun Moabi të Berlinit, tha se ka marrë të gjitha masat paraprake duke dezinfektuar të gjitha paisjet. “Ne kemi marrë shumë masa paraprake, ne dezinfektojmë gjithçka pas qethjes dhe peshqirët dhe mbulesat i kemi me një përdorim. Çdo natë ne dezinfektojmë pajisjet metalike në një makinë dezinfektimi”, Isa Gözcü.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: