Categories Bota

PEN’i amerikan: E papranueshme që Nobeli t’i shkojë përkrahësit të Milloshevic

Akademia Suedeze e Arteve ka bërë skandalin e radhës sot, ajo ka ndarë tashmë çmimin Nobelin për Letërsi për vitet 2018 dhe 2019 novelistit austriak Peter Handke. Handke është adhuruesi dhe përkrahësi i madh i kriminelit serb që kreu gjenocid në Kosovë, Slobodan Milosevic.

Ky person kishte marrë pjesë madje edhe në varrimin e kriminelit serb Milosevic, po ashtu aty kishte mbajtur një fjalim ku thurte vargje dhe fjalime për kriminelin serb duke e lavdëruar. E ndaj kësaj ka reaguar edhe shoqata e shkrimtarëve amerikan PEN duke thënë se është e papranueshme një gjë e tillë.

Ky është reagimi:

PEN’i Amerikan përgjithësisht nuk i komenton çmimet për letërsi që i japin institucionet e tjera. Ne e dimë që këto vendime janë subjektive dhe kriteret nuk janë uniforme. Megjithatë, kjo deklaratë për dhënien e çmimit Nobel për Peter Handken duhet të jetë një përjashtim. Ne jemi të shokuar për përzgjedhjen e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij, publikisht, që të shtrembërojë të vërtetat historike dhe t’i japë përkrahje kryesit të gjenocideve, si ish-presidentit serb, Slobodan Milloshevic dhe ish-liderit serb të Bosnjes, Radovan Karagjic.

Shpallja e austriakut, Peter Handle si fitues i çmimit Nobel për letërsi për vitin 2019, është pritur me reagime të ashpra. 77 vjeçar ishte po ashtu një nga personat më kontrovers duke kritikuar bombardimet e NATO’s dhe përkrahur luftërat e Jugosllavisë në Ballkan.

Ai madje vite më parë ka qëndruar në Kosovë ku serbëve të Hoçës së Madhe ua ka dorëzuar donacionin prej 50 mijë eurosh për ndërtimin e një pishine në fshat. Shumë njerëz i kishin protestuar çmimet e marra prej tij, pasi e kishin përshkruar si fashist me lidhje të forta me kriminelë lufte.

Më poshtë keni edhe fjalimin e austriakut ku kishte folur në funeralin e Slobodan Miloseviti, kriminelit të dënuar nga Gjykata e Hagës. “Bota, e ashtu-quajtura botë, di gjithçka për Jugollavinë, Serbinë. Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Sllobodan Millosheviqin. E ashtuquajtura botë e di të vërtetën. Kjo është arsyeja pse kjo e ashtuquajtur botë mungon sot, dhe jo vetëm sot, dhe jo vetëm këtu. Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shikoj. Dëgjoj. Ndjej. Kujtoj. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu sot, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviqit”./gazetametro.ne

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME