Categories Bota

Përkundër pandemisë, japonezët shijojnë lulen e qershisë

Artistët japonezë i kanë kushtuar mijëra vargje dhe piktura lules së qershisë (sakura) dhe një numër festivalesh pranverore janë organizuar për nder të saj. Ajo është një nga simbolet e rëndësishme të kulturës japoneze. Pavarësisht masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), qytetarët vërshuan parqet për të parë gjethet e luleve të hapura në fund të marsit dhe në fillim të prillit. Rrugët e Tokios tashmë kanë marrë ngjyra të bukura.

Të shikosh lulen e qershisë është një zakon japonez që përfshin njerëz të të gjitha brezave. Çdo vit, një numër i madh i turistëve vendas dhe të huaj kalojnë pjesën më të madhe të kohës në parqe duke u përpjekur të bëjnë fotografitë më të bukura të lules së qershisë, e cila është paralajmëruese e pranverës dhe simbol i bukurisë së përsosur në vendin ku lind dielli. Rituali përfshin këndimin e këngëve të veçanta dhe shijimin e ushqimeve tradicionale.

Këtë vit, megjithatë, situata është disi më ndryshe për shkak të koronavirusit dhe masave që po zbatohen në gjithë botën për të luftuar përhapjen e infeksionit. Në Japoni, regjistrohet një numër më i vogël i njerëzve të infektuar, por ndikimi i COVID-19 ndihet. Gjendja e jashtëzakonshme, e cila u fut në rajone të ndryshme të vendit në periudhën janar-mars, u hoq plotësisht në fillim të javës.

Megjithatë, autoritetet paralajmëruan qytetarët se nuk ka aktivitete ose ngjarje në parqet ku ndodhen pemët sakura. Duke përfituar nga heqja e gjendjes së jashtëzakonshme, japonezët nuk hoqën dorë nga tradita e tyre dhe shkuan për të parë këto lule.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME