Bota

Piloti bëri ulje emergjente në pyll, ndahen nga jeta 4 persona në Siberi

Një tragjedi ka ndodhur në siberinë juglindore. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një avion është detyruar që të bëjë një ulje emergjente në pyll, por ky veprim ka rezultuar fatal. Mësohet se për pasojë kanë ndërruar jetë 4 persona, nga 14 që ishin në bord.

Sipas raportimit të mediave ndërkombëtare, 2 nga viktimat ishin anëtarë të ekuipazhit. Mësohet se avioni ishte nisur nga Irkutsk dhe u rrëzua 4 kilometra nga destinacioni i tij, në fshati Kazatsinkoye.

Ndërsa shkak dyshohet se është bërë dëmtimi mekanik që kishte avionic, duke detyruar pilotin që të bëjë këtë ulje të rrezikshme. Mësohet se pas kërkimit në vendin e ngjarjes, 11 nga pasagjerët ishin bllokuar në rrënojat, por ishin gjallë. Ekipet e emergjencën ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të nxjerrë personat e plagosur nga rrënojat.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: