Bota

Pilotja e parë me ngjyrë: Diskriminimi nuk ju ndalon t’i arrini ëndrrat tuaja

Pilotja e parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut, Refilwe Ledwaba ka disa këshilla për këdo që ka frikë se në vend që të përqendroheni tek ata që kërkojnë t’ju bëjnë keq, gjeni disa njerëz që do të ishin të lumtur t’iu shohin duke bërë atë që doni. E rritur në Afrikën e Jugut me gjashtë vëllezër e motra dhe me nënën e vetme, Ledwaba ishte pa iluzione për botën e jashtme. “Kur je një femër dhe me ngjyrë, është një tronditje e  dyfishtë,
” tha ajo.

“Nëse nuk keni njerëzit e duhur pranë, mund të jeni Albert Ajnshtajni, por nuk do ta arrini kurrë.” Ajo po stërvitej me ekuipazhin e kabinës për të paguar huanë studentore dhe kolegët e saj të bardhë e inkurajuan që të bëhej pilote, madje njëri i ofroi ta trajnonte falas nëse ajo mbulonte koston e karburantit.

Në vitin 2005 ajo pati mundësinë të fluturonte me helikopter në një shkollë qeveritare jashtë Durbanit. Edhe një herë ishte një burrë i bardhë  që e inkurajoi të mos dorëzohej. Në momentin në fluturoi  vetëm, mendoi se kishte thyer të gjitha barrierat gjinore.

“Fluturimi vetëm është një nga momentet më të mira ne jetë,” tha ajo për Reuters. Muaj më vonë ajo u bë pilotja  e parë me  ngjyrë e helikopterit që u bashkuar me Shërbimin e Policisë së Afrikës së Jugut.

Tani, një instruktore e çertifikuar e fluturimeve, ajo drejton fondacionin e saj “Girls Fly” i cili është një program në Afrikë që trajnon qindra gra të reja që ëndërrojnë të bëhen pilote. Duke hedhur një vështrim në karrierën e saj, ajo tha se gjithmonë ka favorizuar njerëzit optimistë. “Numri i njerëzve që nuk janë të lumtur t’iu shohin atje është shumë më i vogël se ata që duan të jeni,” tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: