Categories Bota

Pla.gos pa dashje vëllain, e ngatërron me drerin gjatë gjuetisë

Të shtunën një burrë në Michigan të SHBA-ve, aksidentalisht ka qëlluar me pushkë vëllanë e tij derisa kishin shkuar për gjueti – pasi e ngatërroi me drerin. Dy burra kishin shkuar për gjueti në Boston Township rreth 200 kilometra në veriperëndim të Detroitit, ku po kërkonin drerin që njëri prej tyre më herët e kishte plagosur.

Rreth orës 17:30 ata ishin ndarë në një fushë misri për ta kërkuar drerin, kështu njëri mendoi se pa drerin dhe pa u menduar dy herë shkrepi një plumb – por në fund doli se kishte qëlluar vëllanë e tij.

Megjithatë kur e kuptoi se çfarë kishte bërë i telefonoi ndihmës së shpejtë për ta dërguar me urgjencë në spital vëllanë. Në anën tjetër, policia ka bërë të ditur se pas tretmanit gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Edhe pse në fillim policët nuk e dinin se si ka ardhur deri te plagosja, vëllezërit ishin shumë bashkëpunues me hetuesit të cilëve u treguan të vërtetën – ku më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për një rast që nuk ishte bërë me qëllim./Telegrafi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME