Categories Bota

Plan ambicioz/ BE kërkon të triumfojë mbi kancèrin

Në Ditën Botërore Kundër Kancerit, Komisioni Europian ka plane të mëdha për vënien nën kontroll të sëmundjeve të kancerit, që së shpejti do të kthehen në shkakun kryesor të vdekjeve në Europë. Për presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen një çështje që ajo e ka për zemër: strategjia e përbashkët e BE kundër sëmundjeve të kancerit.

Që nga ardhja në këtë post e politikanes me profesion mjeke, ajo ndjek qëllimin për të ristrukturuar strukturat politiko-shëndetësore të BE. Përveç kësaj asaj i duhen lajme të mira, pas kritikave të ashpra për fillimin problematik të vaksinimit. “Në një kohë që shumë vetë luftojnë pandeminë, shumë prej nesh luftojnë me një betejë të heshtur. Betejën kundër kancerit.”, tha von der Leyen në një mesazh me video.

Sipas një studimi të Organizatës Europiane Kundër Kancerit, një bashkim i disa shoqatave europiane, çdo vit ndërrojnë jetë 1,3 milionë vetë në BE nga kanceri. Dy milionë raste të reja diagnostikohen çdo vit. “Për fat të keq po rritet numri i sëmundjeve. Prandaj e prezantojmë sot planin tonë. Lufta e pacientëve me kancer është edhe lufta jonë në Europë”, theksoi von der Leyen.

Rritje e rasteve të kancerit Kreu i grupit parlamentar të kristiandemokratëve në Parlamentin Europian, Manfred Weber CSU që shoqëron nga afër grupin e punës për luftën kundër kancerit të PE u shpreh se “vitin e kaluar kemi pasur tre herë më shumë të vdekur nga kanceri se sa nga Corona në BE. Kanceri së shpejti mund të kthehet në arsyen numër 1 të vdekjeve në Europë.”

Megjithatë ka një dallim; Corona është ngjitëse, kanceri jo. Ajo që dihet: Numri i sëmundjeve të kancerit rritet vazhdimisht. Nëse nuk ndërmarrim asgjë numri i sëmundjeve deri në vitin 2035 ka gjasa të rritet me një çerek më shumë”, raporton eurodeputetjea Cindy Franssen nga Belgjika, po ashtu anëtare e grupit të punës kundër kancerit në Parlamentin Europian.

Trajtim jo i njëjtë i pacientëve Komisioni Europian  në strategjinë e prezantuar të mërkurën i ka vënë vetes objektiva të mëdha. 4 miliardë euro do të investojë KE në drejtim të studimit, diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të kancerit në vitet e ardhshme.

Fokusi i KE do të jetë në vitet e ardhshme zbutja e dallimit që ekziston mes Perëndimit dhe Lindjes europiane. Në vendet lindore dhe jugore të BE-së diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të kancerit nuk është  aq i zhvilluar sa në Perëndim dhe në Veri të europës. Edhe këtë e ka treguar studimi i Organizatës Europiane Kundër Kancerit. Për shembull shansi për të mbijetuar pesë vjet sëmundjen e kancerit në Suedi është 68%, kurse në Bullgari vetëm 38%. “Shqetësimi ynë më i madh është të bëjmë të mundur që kudo të sigurohet një qasje e njëjtë në trajtimi me cilësi të lartë”, tha presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

Në identifikimin e hershëm të kancerit të gjirit, të qafës së mitrës dhe zorrës së trashë, KE kërkon të arrijë që 90% e grupeve të popullsisë që duhet të bëjnë një skaner, të kenë mundësi ta bëjnë atë deri në vitin 2025. Edhe këtu ka dallime të mëdha mes vendeve anëtare. Nëse në Europën Perëndimore janë zhvilluar plotësisht programe të diagnostikimit, në Bullgari apo Greqi mungojnë programe të tilla.

Në drejtim të parandalimit, KE kërkon që deri në vitin 2040 të arrijë që vetëm 5% e popullsisë të pijë duhan. Duhanpirja është sipas të dhënave të studiuesve të kancerit me 15-20%, faktori më i madh i rrezikut, rrezik që mund të mënjanohet nga njeriu. Vetëm Suedia e ka arritur ndërkohë nivelin 5%, ndërkohë që në Greqi pinë duhan rreth 35% e popullsisë. Përveç kësaj Komisioni kërkon të vaksinojë më shumë vajza dhe gra kundër kancerit të qafës së mitrës. Po ashtu më pak konsum të alkoolit dhe luftë kundër mbipeshës do duhet ta ulin rrezikun e kancerit.

Rrjet i qendrave kundër kancerit Në trajtimin e sëmundjeve të kancerit, BE do të nxisë më shumë zhvillimin dhe përdorimin e medikamenteve të personalizuara, që përshtaten me gjenetikën e pacientit. Në Europë do të ngrihet një rrjet i qendrave kombëtare kundër kancerit tek të cilat do duhet të kenë qasje 90% e popullsisë, për të siguruar trajtimin më të mirë. “Shumë njerëz nuk kanë qasjen në kohën e duhur për trajtimin, diagnostikimin dhe skanerin”, kritikoi komisionerja e BE për Shëndetësinë, Stella Kyriakides në prezantimin e strategjisë.

“Ne duam ta ndryshojmë këtë. 40% e sëmunndjeve të kancerit mund të mënjanohen.” Rastet më të shpeshta të kancerit në BE janë ai i gjirit, zorrës së trashë, prostatës dhe mushkërive. Frank Ulrich Montgomery kryetar i Komisionit të Përhershëm të Mjekëve Europianë i quan si shumë ambicioze planet e BE.

“Kancerin nuk mund ta mundësh përgjithmonë, por është një strategji e rëndësishme që përmes diagnostikimit të hershëm, parandalimit dhe kombinimit të terapive ta vësh kancerin aq nën kontroll, sa të ndërrojnë jetë më pak njerëz.” Sipas Montogmeryt, dallimet brenda vendeve të BE janë shumë të mëdha. Për Deutsche Eellen ai thotë, se në këtë drejtim BE mund të bëjë shumë. “BE mund të arrijë shumë sidomos për vendet më të varfra të BE.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME