Categories Bota

Plas grushti në parlament! Deputetët rrahin ‘keq’ ministrin (Video)

Tensione mes ministrave dhe deputetëve të opozitës janë regjistruar në seancën plenare të parlamentit afrikan në Gana.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një përleshje masive shpërtheu mes deputetëve e zyrtarëve qeveritarë mbrëmjen e së hënës, në Kuvendin e Ganës përderisa po zhvillohej debati për një taksë ndaj transaksioneve elektronike, çështje që i ka përçarë ligjvënësit.

Taksa prej 1.75 për qind, e cila do t’i prekte pagesat e kryera përmes telefonit, është kundërshtuar ashpër nga opozita që nga muaji i kaluar, kur u propozua për herë të parë, dhe e ka mbajtur pezull miratimin e buxhetit kombëtar.

Ndërkohë nga pamjet duket momenti kur deputetët vrapojnë drejt foltores, pasi kryetari Alban Bagbin sugjeroi se taksa do të debatohet dhe do të votohet sipas një procedure të përshpejtuar. Disa sulmuan me grushte e shpulla, ndërsa të tjerët mundoheshin që t’i qetësonin personat gjaknxehtë.

Ndërkohë ministri i Financave, Ken Ofori-Artta, pretendon se taksa do të siguronte 1.15 miliard dollarë në të ardhura gjatë vitit 2022. Sidoqoftë, ata që po e kundërshtojnë këtë masë thonë se ajo i prek në mënyrë të pabarabartë personat me të ardhura të ulëta dhe ata që janë jashtë sistemit formal bankar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME