Categories Bota

Policia në Filipine detyron burrin të bëjë 300 pompa, të nesërmen ndërroi jetë

Një burrë nga Filipinet për të cilin është konstatuar se kishte shkelur masat e karantinimit, ka ndërruar jetë pasi që policia e kishte dënuar duke e detyruar të bëjë 300 pompa, ka bërë të ditur familja e tij. Darena Manaoga Penaredonda pretendohet se ishte ndalur nga policia derisa të enjten po blinte ujë pas orës 18:00 në provincën Cavite. Por ai të nesërmen është rrëzuar dhe disa orë më vonë ka ndërruar jetë. Rajoni Cavite në ishullin Luzon, aktualisht gjendet në masa të rrepta të bllokimit total për të zvogëluar numrin e rasteve të reja me coronavirus.

Marlo Solero, shef i policisë në Trias City, ka thënë se nuk ka dënim fizik për ata që konstatohet se nuk kanë respektuar orën policore, por vetëm dorëzim tek autoritetet kompetente. E mediave lokale u ka thënë se nuk do të toleroj, nëse konfirmohet se po cilët kanë aplikuar një masë të tillë dënimi (fizik).

Familjari i të ndjerit Adrian Lucena, ka shkruar në Facebook se Penaredondit dhe të tjerëve që është konstatuar që nuk kanë respektuar orën policore, u është thënë që në mënyrë të sinkronizuar të bëjnë nga 100 pompa. E nëse ata do të dështonin t’i bënin të njëjtën kohë, do të duhej ta përsërisnin serinë, apo t’i bëjnë 300. Kështu të paktën pretendon një prej personave që i mbijetoi këtij lloj dënimi.

Penaredondo ishte kthyer në shtëpi të premten rreth orës 6 të mëngjesit me dhimbje të mëdha në trup, ka njoftuar vëllai i tij. E partnerja e të ndjerit se ai ishte “torturuar”. “Tërë ditën është munduar të ecë, por nuk ia arrinte qëllimit. Shkonte zvarrë. Aty e kuptova se diçka nuk është në rregull me të”, ka shtuar ajo.

Disa orë më vonë është rrëzuar pa vetëdije në tokë dhe prej atij momenti nuk ka marrë më frymë. Gruaja e tij kishte lutur fqinjët që ta ndihmojnë për ta “rikthyer” në jetë, por e kotë ishte. Në anën tjetër, Oni Ferer, kryetar i qyteti Trias City, ka thënë se ka urdhëruar shefin e policisë të kryej një hetim të detajuar. E dënimin e ka përshkruar si “keqtrajtim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME