Categories Bota

Popullohen plazhet në Kaliforni

Lehtësimi i disa masave ka bërë që njerëzit t’i rikthehen sërish plazheve në Kaliforni. Me maska dhe duke ruajtur distancën e përcaktuar deri në 2 metra, qytetarët kanë shfrytëzuar momentin për të kaluar disa orë në plazh. “Njerëzit po i kushtojnë vëmendje masave dhe tani janë të përgjegjshëm. Tanimë mund të notojmë, të bëjmë ushtrime dhe të ecim përgjatë bregut. Guvernatori Gavin Newsom ka thënë që mund të lëvizim, por duke patur kujdes”, thotë një qytetar.

Ndryshe nga dy javë më parë ku njerëzit u dyndën drejt plazheve pavarësisht se autoritetet u kërkuan atyre që të qëndrojnë në shtëpi, këtë herë numri i njerëzve ishte edhe më i pakët për shkak të ndonjë infektimi të mundshëm. Mbyllja e plazheve nga zyrtarët vendorë është bërë një pikë debatesh me qeverinë qëndrore që vendosi mbylljen e detyrueshme për rezidentët dhe bizneset në përpjekje për të frenuar shpërndarjen e virusit.

Shumë guvernatorë të shteteve të shqetësuar për dëmet ekonomike nga izolimi dhe mbylljet, kanë thënë se do t’i lehtësojnë rregullat gradualisht dhe me kujdes, duke u kërkuar bizneseve të zbatojnë distancën fizike dhe të bëjnë pastrimin dhe dezinfektimin e shpeshtë të ambienteve. Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore në Kaliforni po ofrojnë teste falas për koronavirusin për të gjithë banorët, pavarësisht nëse ata shfaqin apo jo ndonjë simptomë.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Kalifornia është një ndër pesë shtetet amerikane me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara me koronavirus. Deri tani numërohen mbi 71 mijë të infektuar dhe afro 3000 viktima.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME