Bota

Prej 5 ditësh e bllokuar në Kanalin e Suezit, anija e mallrave bën një lëvizje të lehtë

Anija Ever Given ka qenë e bllokuar në rrugën kryesore tregtare të Kanalit Suez që nga e marta. Pas pesë ditësh e ngecur, anija më në fund ka bërë një lëvizje të lehtë drejt zhbllokimit pasi autoritetet pranuan se “një gabim njerëzor” mund të ishte fajtor për bllokimin e kanalit.

Shefi i Autoritetit të Kanalit Suez të Egjiptit, Osama Rabie, konfirmoi përpjekjet për ta liruar anijen e kontejnerëve kishte mundësuar lëvizjen e pjesës së prapme të anijës si dhe timonit të saj, por ai tha se nuk mund të parashikonte se kur anija Ever Given do të mund të lëvizte sërish. Rabie tha se ai shpresonte se nuk do të ishte e nevojshme të kërkohej heqja e qindra kontejnerëve të ngarkesave 200 mijë ton që gjenden në anije.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: