fbpx
Bota

Presidenti i Portugalisë rezulton pozitiv me COVID-19

Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa ka rezultuar  pozitiv me koronavirus.  Në një deklaratë të Presidencës së vendit thuhet se 72-vjeçari Rebelo de Sousa nuk ka shfaqur asnjë simptomë të koronavirusit deri më tani.

Ai do të vet-izolohet në rezidencën e tij dhe ka pezulluar të gjithë agjendën për ditët e ardhshme. Në njoftim thuhet se presidenti gjatë ditës kishte rezultuar negativ në testin e antigjenit, por në mbrëmje rezultoi pozitiv në testin PCR.

Rebelo de Sousa u karantinua pas infektimit me koronavirus të njërit prej këshilltarëve të tij me 6 janar,  të cilin ai e kishte takuar më 4 janar. Presidenti është edhe njëri prej kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për më 24 janar, ndërsa sondazhet e konsiderojnë atë si favorit për të fituar zgjedhjet.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button