Categories Bota

Princi saudit prezanton projektin 500 miliard dollarë

Princi i kurorës Mohamed bin Salman zbuloi projektin e tij të fundit për ndërtimin e një qyteti të ri të quajtur “më i avancuari në botë ” në një projekt prej 500 miliard dollarësh. Neom është emri i propozuar për qytetin ndër-kufitar që do të ndërtohet në provincën Tabuk në veriperëndim të Arabisë Saudite.

Planet e tij u njoftuan në konferecën e investimeve në kryeqytetin saudit Riad vitin e kaluar, me qëllim “përfshirjen e teknologjive të reja te inteligjences qytetare” në mënyrë që vendi të funksionojë edhe si një destinacion turistik. Vendndodhja e Neom është pranë detit të Kuq, në ngushticën e Tiran, në kufi me Egjiptin, Izraelin e Jordaninë dhe pritet të kompletohet në 2025.

Në një përshkrim të projektit të ri thuhet: “Vendi do të jetë një Zonë Speciale Ekonomike, që do të thotë se gjendet brenda kufijve të vendit, por ka ligje të ndryshme nga pjesa tjetër e tij”. Dhjetëra vende në botë kanë zona speciale ekonomike, duke përfshirë Kinën, Meksikën, Greqinë, Indinë, Poloninë apo të tjerë. Arabia Saudite po kërkon të krijojë zonën e saj të suksesshme speciale ekonomike në qytetin e ri Neom.

Në prezantim shpjegohet: “Gjatë viteve, çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm dhe kjo dëmton varësinë te karburantet për vende si Arabia Saudite”. Automjetet me naftë e benzinë po zhvendosen drejt atyre hibride ose tërësisht elektrike, duke ulur kërkesën totale për naftë, sipas Bloomberg. Gjithashtu SHBA ka nisur një prodhim të shumëfishuar të naftës vitet e fundit duke arritur shifra rekord në 2018.

Princi Mohammed bin Salman njofton se mega-qyteti Neom do të jetë hapi i parë i distancimit nga kjo varësi. Autoritetet shtojnë se rajoni i zgjedhur për qytetin ka klimë relativisht të butë në krahasim me shumicën e Arabisë Saudite. Emri Neom do të thotë ‘E ardhme e re’ dhe vjen nga fjalë të dy gjuhëve të ndryshme.

E para është fjala greke Neo që do të thotë e re, dhe e dyta ‘M’ simbolizon fjalën arabe Mostaqbal, që do të thotë e ardhme. Neom do të jetë një qytet masiv, më shumë se 10,000 milje katrorë, rreth 30 herë më i madh se Neë York City e pak më i vogël se shteti  Massachusetts. I vendosur në cepin veriperëndimor të Arabisë Saudite, qyteti do të lidhë tre kontinente, Afrikën, Azinë dhe Evropën, duke u kthyer në një qendër globale.  Në të ardhmen parashikohet se rreth 70 për qind e popullatës së botës do të mund të arrijë në Neom në më pak se tetë orë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME