Pasi Trump nuk vendosi të lëshoj falje për personat që hynë me dhunë në senat, një prej tyre thotë që ndjehet i tradhtuar.
Jaboc Anthony Chansley, 33 vjeç, ose siç u njoh nga interneti “QAnon Shaman” ka thënë përmes avokatit të vetë se Trump i ka braktisur pas pjesëmarrjes në trazirat, shkruan “DailyMail”. Shumë protestues të tjerë janë shprehur se ndjehen në të njëjtën mënyrë, dhe se Trump i tradhtoi.
Shumë prej pjesëmarrësve në atë protestë, ishin teoricienë të konspiracionit që besojnë në teorinë e QAnon. Pra teoria e QAnon thotë se shteti amerikan drejtohet nga një grup sekret i kanibalëve pedofil, që drejtojnë një rrjet të trafikimit të seksit dhe i luten Satanit, dhe gjithashtu ata janë duke bërë komplot ndaj Trump.
Avokati i Chansley thotë se klienti i tij, si shumë të tjerë, vetëm po ndiqte udhëzimet e presidentit të atëhershëm, dhe se faji bie mbi Trump. Deri më tani, 93 persona janë akuzuar në lidhje me trazirat e senatit. Mirëpo shumica prej tyre shprehen se pendohen.