Bota

Qetësohet vullkani në La Palma, banorët gërrmojnë hirin për të nxjerrë shtëpitë e tyre (Video)

Situata e vullkanit në La Palma duket se është qetësuar. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se banorët e ishullit janë rikthyer tek prona e tyre dhe kanë nisur gërrmimin e hirit për të nxjerrë në dritë shtëpitë e tyre.

Pamje të publikuara në Tëitter tregojnë sesi në La Palma duken vetëm catitë e shtëpiave, ndërsa burrat të palodhur mundohen të nxjerrin diçka.

Kujtojmë se vullkani ka spërthyer që nga mesi i shtatorit, duke vijuar pa ndaluar deri në këto ditët e fundit. Llava e këtij vullkani përpiu të gjithë ishullin, duke bërë që mbo 800 banorë të evakuuohen.

Vullkani gjithashtu ka mbuluar edhe kodrat me hi, ndërsa janë shkatërruar 6000 hektarë tokë, rreth 1.500 shtëpi, ndërtesa të tjera, dhe një fabrikë çimentoje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: