Categories Bota

Qeveria i ofron vaksina falas, “Singapore Airlines” linja e parë ajrore që do të vaksinojë ekuipazhin

Linja ajrore e Singaporit po shpreson të bëhet linja e parë ajrore në botë që të vaksinojë të gjithë anëtarët e ekuipazhit të saj kundër Covid-19. Singapore Airlines (SIA) konfirmoi për CNN Travel se të gjithë anëtarët e ekuipazhit të tyre  duke përfshirë pilotët, agjentët e portave, stjuardesat dhe cilindo që puna e të cilëve kërkon kontakt me publikun u janë ofruar vaksina falas kundër Covid-19 nga qeveria.

Vendi ka blerë vaksinën Pfizer , e cila kërkon dy doza. “Ne jemi mirënjohës ndaj qeverisë Singapore për bërjen e sektorit të aviacionit një përparësi në ushtrimin e vaksinimit të vendit,” -tha CEO i linjës ajrore, Goh Choon Phong, në një deklaratë. “Kjo pasqyron rëndësinë e sektorit dhe rolin thelbësor që ne luajmë si në rimëkëmbjen ekonomike të Singaporit, ashtu edhe në luftën kundër pandemisë.”- shtoi ai.

Phong, së bashku me ministrin e transportit të Singaporit Ong Ye Kung, ishte ndër qytetarët e parë që u vaksinuan. Ai ka marrë dozën e parë të vaksinës dhe nga raportimet e bëra ishte një procedurë pa dhimbje dhe pa efekte anësore.

Pasi të vaksinohen, anëtarët e ekuipazhit do t’i nënshtrohen më pak shqyrtimit dhe më pak masave të sigurisë që lidhen me koronavirusin. Për shembull, ekuipazhi i fluturimit i cili aktualisht është testuar në ditën e shtatë pas kthimit të tij në Singapor do të përjashtohet nga ky test i vazhdueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME