Categories Bota

Qyteti i të… kush futet aty nuk del i gjallë

Dargavs në Osetinë Veriore, Alania quhet qytet rus i të vdekurve, sepse fsheh qindra varreza, në të cilat janë varrosur njerëzit me të gjitha të mirat e kësaj bote. Fjala është për fshatin, i cili në shikim të parë duket idilik. Në skaj të fshatit dominojnë shtëpizat e gurta, të cilat janë ndërtuar mes shekujve XIV e XVI.

Megjithatë, shtëpitë idilike megjithatë janë varreza në të cilat janë varrosur banorët e dikurshëm. Disa shtëpi kanë vetëm një kat, e disa edhe deri katër. Për këtë vend tregohen shumë legjenda. Dikur është besuar se askush s’do dalë i gjallë nga Dargvasi, prandaj popullata lokale i është shmangur në hark të gjerë. Tregimtarët supozojnë se për këtë rrëfim është fajtore murtaja, e cila ka bërë kërdi në këtë vend në shekullin XVII.

Popullata lokale i dëbuar banorët e sëmurë në shtëpitë e gurta në kodër, nga të cilat nuk kanë guxuar të dalin deri në vdekje. Mu për këtë Dargvasin e quajnë “qytet i të vdekurve”. Në varreza sot mund të gjenden para të vjetra. Familjet i kanë hedhur nga kodra në pus, me shpresë se me to do t’i goadin pllakat e gurta, sepse kjo do të thoshte se shpirti i të vdekurit ka përfunduar në parajsë.

Dargavsin sot askush nuk ka dëshirë ta vizitojë. Për këtë nuk kanë faj besimet e kota dhe rrëfimet lokale, po fakti se fshati ndodhet në një vend shumë të izoluar. Nga Vladikaukazi nevojitet një orë me makinë nëpër rrugë të paasfaltuar e me kthesa, që i dëbon edhe aventurierët më të pasionuar të udhëtimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME