Categories Bota

Rrëfehet mësuesja ujgure: Autoritetet kineze na sterilizuan me detyrim

Një mësuese që ishte detyruar të jepte mësim në kampet e internimit në Zinjiang të Kinës ka thënë se ajo është sterilizuar me detyrim si pjesë e fushatës së qeverisë kineze për uljen e numrit të lindjeve nga gratë e pakicës myslimane. Mësuesja e quajtur Qelbinur Sidik tha se pjesë e shtypjes nuk janë vetëm gratë që janë në moshën më të përshtatshme për të mbetur shtatzëna, por edhe ato që ishin shumë përtej kësaj moshe.

Sipas mesazheve që kishte marrë nga autoritetet lokale, ajo tha se gratë e moshës nga 19 deri 59-vjeçare duhet të kenë pajisje intrauterinare në trup ose t’i nënshtrohen sterilizimit, shkruan The Guardian.

Në vitin 2017, zonja Sidik ishte 47-vjeçare dhe vajza e saj e vetme ishte studente në universitet, kur autoritetet lokale kishin këmbëngulur se gruaja duhet të vendosë pajisje të ashtuquajtur IUD për ta parandaluar shtatzëninë e mundshme. Vetëm pak më shumë se dy vjet më vonë, ajo u detyrua t’i nënshtrohet sterilizimit.

Ajo ia tregoi mesazhin e autoriteteve lokale gazetës The Guardian. Në këtë mesazh shkruhet: “Nëse ndodh diçka, kush do të marrë përgjegjësi për ty? Mos luaj me jetën tënde, as mos provo. Këto gjëra nuk kanë të bëjnë vetëm me ty. Ti duhet të mendosh për anëtarët e familjes tënde dhe të afërmit përreth teje. Nëse lufton me ne në derën tënde dhe refuzon të bashkëpunosh me ne, ti do të shkosh në stacion policor dhe do të ulesh në karrigen e metaltë”. Sidik tha se në ditën kur i ishte caktuar kontrolli te mjeku, në spital nuk kishte gra të përkatësisë etnike kineze duke pritur në radhë për kontrollin e detyrueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME