Categories Bota

Sa të sigurta janë makinat Tesla? Dy persona shuhen pasi makina Tesla në Auto-Pilot përplaset

Zjarri zgjati 4 orë dhe u deshën mbi 120,000 litra ujë për ta shuar. Dy burra kanë vdekur pasi makina e tyre Tesla u përplas në një pemë ndërkohë që ishte në auto-pilot.

Përplasja shkaktoi një zjarr masiv që zgjati për 4 orë dhe u deshën mbi 120,000 litra ujë për ta shuar. Makina ishte e modelit Tesla S, dhe u përplas të shtunën rreth orës 23:25. Menjëherë pas përplasjes makina shpërtheu në flakë me dy pasagjerët akoma brenda. Hetuesit kanë thënë se askush nuk ishte duke vozitur, pasi që njëri nga viktimat ishte përpara në ulësen e pasagjerit, ndërsa tjetri ishte mbrapa.

Makina $80,000-she ishte duke udhëtuar në shpejtësi të madhe dhe nuk arriti të merrte komandën për tu kthyer në një kthesë të plotë rrethore, duke dalë nga rruga dhe u përplas. Zjarrfikësit përdorën 120,000 litra ujë gjatë 4 orëve duke u përpjekur ta shuajnë zjarrin, sepse bateritë e makinës vazhdimisht merrnin flakë. Në një pikë, oficerët u deshën të telefononin kompaninë Tesla për ta pyetur se si të fikin zjarrin. Tesla nuk ka dhënë akoma as një koment për ndodhinë.

Për momentin, në SHBA janë duke u hetuar 23 raste të aksidenteve që përfshijë makina Tesla, dhe të gjitha rastet besohet të kenë qenë në Auto-Pilot. Tesla është kritikuar edhe më parë se po përdorë blerësit e vetë si kavje laboratori, duke i përdorur ata për të testuar makinat.

Seria e parë e makinave auto-pilot nga Tesla është shitur në një numër shumë të limituar, dhe sipas Elon Musk, vetëm personat që janë cilësuar si shoferë shumë të mirë dhe të kujdesshëm kanë asur mundësinë të blejnë makinën. Deri më tani janë mbi 1,000 makina që janë në testim nga klientët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME