Bota

SHBA dhe Japoni bëhen bashkë kundër Kinës

Amerika dhe Japonia do e forcojnë aleancën dypalëshe teksa Kina rrit ndikimin e vet në rajon. Të martën dy vendet mbajtën takime në nivel ministrash të jashtëm dhe të mbrojtjes, duke u fokusuar te siguria dhe kërcënimet që Pekini i kanos zonës së Indo-Paqësorit në kontekstin ushtarak, ekonomik dhe të drejtat e njeriut.

“Kina po i arrin objektivat e vet me shtrëngim. Ne duhet të punojmë me aleatët, sepse fuqia jonë e kombinuar na bën më të fortë kur t’i kthehemi agresionit dhe kërcënimit kinez,” theksuan dy Sekretarët amerikanë të Shtetit dhe Mbrojtjes. Kryediplomati Entoni Blinken e konsideroi rritjen e Kinës si superfuqi aziatike, testin më të madh gjeopolitik të shekullit të 21-të.

“Japonia dhe SHBA-ja do kenë një qëndrim të qartë ndaj përpjekjes së njëanshme të Kinës për të ndryshuar statukuonë,” tha ministri i Jashtëm japonez. Vizita në Japoni është pjesë e turit diplomatik që administrata amerikane do e vijojë të mërkurën edhe në Korenë e Jugut.

Përveç kërcënimeve kineze, bisedimet do të përqendrohen edhe te tema, si pandemia, ndryshimet klimatike apo çarmatimi bërthamor i Koresë së Veriut. Kim Jo-xhong, motra e udhëheqësit koreanoverior, Kim Xhong-un, apeloi gjatë ditës Uashingtonin të ketë një qasje konstruktive në raportet me Phenianin nëse dëshiron paqen në katërvjeçarin e ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: