Categories Bota

SHBA miraton një ilaç të ri pas 20 vitesh, shpresë për të sëmurët me Alzhajmer

Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan për herë të parë pas 20 vitesh një ilaç të ri për të trajtuar sëmundjen e Alzhajmerit. Bëhet fjalë për ilaçin Aducanumab, që synon të trajtojë drejtpërdrejtë Alzhajmerin, forma më e njohur e demencës, se sa simtpomat e saj.

Ky ilaç shënjestron Amyloid-in, një proteinë që fajësohet për formimin e grumbujve qelizorë të pazakontë në trurin e njeriut me Alzhajmer, duke dëmtuar qelizat e tij dhe shkaktuar demencë, që përfshin humbjen e kujtesës dhe probleme në të menduar, probleme në komunikim dhe konfuzion. Faza e fundit e testimit të këtij ilaçi nisi në mars të vitit 2019 dhe në të u përfshinë 3 mijë pacientë. Testimet u pezulluan kur rezultatet provuan se kura e re nuk ofronte ndonjë gjë ekstra nga barnat që ishin në treg.

Por, në fund të atij viti kompania e prodhimit të barnave, Biogen analizoi më në detaje të dhënat dhe doli në përfundimin se trajtimi i pacientëve me doza më të mëdha aducanumab ngadalësonte ndjeshëm përparimin e Alzhajmerit. Njëri prej pacientëve që mori këtë ilaç ishte Aldo Ceresa. Ai vijoi kurën për dy vite me radhë, para se testimet të ndaloheshin. Ai rrëfen për BBC përvojën e tij.

“Jam i lumtur që dola vullnetar dhe mora edhe përfitimet nga ky ilaç. Me të vërtetë nuk ndjehem i turbullt, konfuz. E di që jam ende i sëmurë, por nuk është më aq keq sa ishte më parë. Më përpara, as që e mbaja mend se ky i kisha lënë ilaçet, tani është ndryshe”, thotë ai. Më shumë se 30 milionë vetë vuajnë nga Alzhajmeri në mbarë botën, ku pjesa më e madhe e tyre është mbi 65 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME