Bota

Sherr masiv shpërthen në rezortin e famshëm të kazinove Atlantic City, SHBA (Video)

Një sherr masiv mes dhjetra burrave me xhaketa e kollare ka shpërthyer brenda sallës së një kazinoje në “qytetin e bixhozit” Atlantic City, pamjet e të cilës janë bërë virale në SHBA.

Policia e shtetit te New Jersey tha se sherri i pazakontë kishte shpërthyer në rezortin Harrah pak para orës 3 të mëngjesit. Të paktën një person u dërgua në spitalin aty pranë prej plagëve të marra gjatë përleshjes masive.

Në pamje shihen shumë burra që rrëzohen përtokë gjatë goditjeve me grushte dhe mjete rrethanore në sallën e kazinosë.

Në disa prej komenteve thuhej se një lojrat kishte nisur sulmin ndaj një punonjësi të tryezave të lojës me letra. Disa gra shihen që përpiqen të largohen për t’i shpëtuar trazirës. Zhvillimi në kohën kur në Atlantic City po organizoheshin festa dhe konferenca nga disa kompani sigurimesh. Nuk ishte e qartë se cilët u përfshinë në përleshje por policia tha se sherri ishte shuar kur ata arritën. Ata nuk bënë arrestime pasi askush nuk dëshironte të bënte denoncim kriminal, tha policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close