Categories Bota

Shpërthimi rrafshon shtëpinë e familjes britanike, tre njerëz në gjendje jo të mirë

Tre persona janë dërguar me urgjencë në spital dhe banorët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pasi një shtëpi u përfshi nga flakët pas një shpërthimi që tronditi vendin. Shërbimet e urgjencës dhe zjarrfikëset  mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes në Illingworth, afër Halifax, West Yorkshire pak para orës 7.40 të mëngjesit.

Shpërthimi shkatërroi shtëpinë, në të cilën banonin një çift dhe djali i tyre adoleshent, dhe detyroi banorët në gjashtë shtëpi përreth të largoheshin nga pronat e tyre si një masë paraprake sigurie. Tre personat janë dërguar në spital,  por nuk dihet ende gjendja e tyre.

Re tymi të mëdha shihen nga pamjet në vendit e ngjarjes, ndërkohë zjarrfikësit  u përpoqën të shuanin flakët që kishin përfshirë shtëpinë. Një banor  i zonës tha se ai mori një telefonatë nga nëna e tij në Bradshaw, rreth një milje larg nga vendi ku  ndodhi shpërthimi  pasi ajo dëgjoi një ‘zhurmë të madhe’. Ekipet e zjarrfikësve po punojnë me policinë, ambulancën dhe autoritetet lokale.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, raporton Yorkshire Live. Ndërkohë vazhdojnë ende hetimet për shkakun e shpërthimit. Fqinjët kanë nisur të mbledhin fonde në Facebook për personat e dëmtuar nga shpërthimi që ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME