Categories Bota

Shqetësuese/ Hakerët zbulojnë të dhënat personale të 279 milionë njerëzve

Të dhënat personale e të paktën 279 milionë indonezianëve thuhet se janë zbuluar dhe janë shitur në një platformë hakerësh këtë muaj, njoftuan autoritetet. Ministria e Komunikimit dhe Informacionit në një deklaratë teksoi se po hetonte dyshimet për rrjedhje të të dhënave dhe shitjen e tyre në platformën e hakerëve “Raid Forums”. Informacioni në lidhje me rrjedhjen e pretenduar të të dhënave të popullsisë u shfaq fillimisht në mediat sociale, duke pretenduar se ishin nga Agjencia e Kujdesit Shëndetësor dhe Sigurimit Social.

Zëdhënësi i ministrisë, Dedy Permadi theksoi se është një rrjedhje e madhe e të dhënave dhe hetimet do të marrin kohë.
“Për të përfunduar hetimet, ministria do të shqyrtojë disa faza të rrjedhjes së dyshuar”, shtoi ai. “Do të ketë një hetim më të thellë të çështjes për të gjetur gjurmët e rrjedhjes”, nënvizoi ai duke shtuar se gjetjet e hetimit do të publikohen më vonë.

Iqbal Anas Ma’ruf, zëdhënësi i Sigurimit Social deklaroi se agjencia po heton për të përcaktuar nëse të dhënat e rrjedhura kanë origjinën nga sistemi i saj.
“Ne kemi formuar një ekip të veçantë për të gjetur menjëherë burimin e rrjedhjes”, theksoi Ma’ruf në një deklaratë.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme shtoi se pretendimet për rrjedhje të të dhënave nuk buronin nga Departamenti i Regjistrimit Civil dhe të Popullsisë. Ka pasur shumë incidente të rrjedhjeve të të dhënave personale në vend. Në vitin 2020 janë zbuluar të dhënat e informacioneve personale nga përdoruesit e dy vendeve kryesore të tregtisë elektronike, Tokopedia dhe Bukalapak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME