Bota

Shteti amerikan u ofron të rinjve 100 dollarë për të bërë vaksinën

Një shtet amerikan ka deklaruar se do i dhurojë 100 dollarë të gjithë njerëzve që marrin vaksinën e Covid-19. Bëhet fjalë për shtetin e West Virginia, ku shpreson se personat e moshës 16-35 vjeç, kjo dhuratë do i motivojë ata të vaksinohen.

“Fëmijët tanë sot ndoshta nuk e kuptojnë vërtet se sa e rëndësishme është vaksinimi”, tha Guvernatori i Shtetit Jim Justice. West Virginia kishte qenë në mesin e shteteve kryesore amerikane për nivelet e larta të vaksinimit, por përparimi është ngadalësuar në javët e fundit.

Të rinjtë kanë filluar të jenë më hezitues për marrjen e vaksinës. Nisma që ky shtet ka ndërmarrë duke dhuruar 100 dollarë, ka si për qëllim vaksinimin e personave të kësaj grupmoshe, plus interesin, në një datë të mëvonshme, sipas BBC News. West Virginia ka shkallën e 16-të më të lartë të rasteve të reja të koronavirusit për person midis shteteve të SHBA, sipas New York Times.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: