Categories Bota

Spanja hapet për turistët e huaj nga korriku

Kryem inistri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka bërë të ditur se vendi i tij do të hapet ndaj turizmit ndërkombëtar nga muaji korrik. Qeveria spanjolle para disa javëve e ka filluar largimin gradual të masave izoluese, të cilat ishin marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Spanja njihet për numrin e madh të turistëve dhe turizmi është një degë shumë e rëndësishme e ekonomisë. Vitin e kaluar, Spanja u radhit në vendin e dytë në Evropë për numrin e turistëve pas Francës. Shtetin e evropës jugperëndimore e vizituan 81.8 milionë njerëz.

Ky shtet ka qenë një ndër vendet me masat më të rrepta të izolimit që nga 14 marsi, por ka filluar t’i largojë ato gradualisht. Megjithatë, Madridi dhe Barcelona kanë mbetur me më shumë kufizime shkaku i numrit më të madh të rasteve.

Spanja është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë dhe në botë. Deri më tani, Spanja i ka regjistruar mbi 28 mijë të vdekur nga koronavirusi dhe rreth 234 mijë të infektuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME