Një situatë e sikletshme i ka ndodhur një spikere lajmesh në Ukrainë, të cilës i ka rënë dhëmbi teksa raportonte “live”. Bëhet fjalë për Marichki Padalkos, e cila ka qenë në transmetim direkt duke lexuar lajmet në televizionin “1+1” dhe i kanë rënë mbushja e një dhëmbi.
Mirëpo spikerja thjesht e ka marrë dhëmbin dhe ka vijuar që të japë lajmet sikur të mos kishte ndodhur asgjë.