fbpx
Bota

Stuhia e dëborës në New York pezullon vaksinimin

New York është në gjendje emergjence për shkak të stuhisë polare “Orlena” që ka pushtuar bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që sipas parashikimeve do të sjellë me vete deri në 60 centimetra dëborë. Mbrëmjen e të dielës Manhatan u bllokua nga dëbora, ndërsa prej tre ditësh temperatura shënonte minus tetë gradë celsius.

Kryebashkiaku Bill De Blasio u shpreh se stuhia nuk duhej nënvlerësuar, dhe u bëri apel atyre që nuk e kanë të domosdoshme që të mos dalin nga shtëpia. Rreth dy mijë mjete të blinduara dhe borëpastruese punojnë prej orësh.

Të gjitha shkollat janë mbyllur dhe janë reduktuar autobusët dhe metrotë. Ndërkohë janë pezulluar vaksinimet në pjesën më të madhe të qendrave mjekësore. Nju Jork nuk përjetonte reshje të tilla dëbore prej pesë vitesh.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close