Categories Bota

Trump do të ndalojë blerjen e pajisjeve Huawei dhe ZTE

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton dhënien e një urdhri ekzekutiv për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend vitin e ardhshëm, e cila do të ndalonte kompanitë amerikane nga përdorimi i pajisjeve të telekomunikacionit të prodhuara nga firmat kineze Huawei dhe ZTE, thanë për Reuters burime të njohura me situatën. Ky do të ishte hapi më i fundit në përpjekjet e administratës Trump për të nxitur Huawei Technologies dhe ZTE, dy kompanitë më të mëdha kineze të pajisjeve në internet, nga tregu amerikan, vlerëson agjencia britanike. SHBA pretendon se këto dy kompani veprojnë nën urdhrat e qeverisë kineze dhe se pajisjet e tyre mund të përdoren për të spiunuar amerikanët. Urdhri ekzekutiv, i cili është debatuar për më shumë se tetë muaj, mund të shpallet në janar, me direktivën e Ministrisë së Tregtisë për të parandaluar kompanitë amerikane nga blerja e pajisjeve të telekomunikacionit nga prodhuesit e huaj që paraqesin një rrezik të rëndësishëm për sigurinë kombëtare.

Edhe pse nuk ka gjasa që në urdhëresë do të emërohen direkt Huawei ose ZTE, një burim tha se pritet që zyrtarët në Ministrinë e Tregtisë ta interpretojnë këtë si një miratim për të kufizuar zgjerimin e pajisjeve të bëra nga këto dy kompani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME