Categories Bota

Trump është në gjendje të mirë shëndetësore

Mjeku i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Sean Conley, tha të shtunën përmes një konference për media nga spitali ku po trajtohet presidenti, se ai deri më tash është në gjendje mjaft të mirë shëndetësore. “Këtë mëngjes presidenti është në gjendje mjaft të mirë”, tha Conley. “Deri në këto momente, ekipi dhe unë jemi të lumtur me progresin që ka bërë presidenti”, shtoi ai. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shtruar në spitalin Walter Reed të premten, pasi ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump rezultuan pozitivë me koronavirus. Njëri nga doktorët që po e përcjellë gjendjen e tij, tha se presidenti është deklaruar se po ndjehet mjaft mirë me shëndet.

“Ai është me humor jashtëzakonisht të mirë. Në fakt, ndërsa ne po përfundonim raundet tona multidisiplinare këtë mëngjes, ai tha ‘Ndjehem sikur mund të largohesha nga këtu sot’ dhe ky ishte një koment shumë inkurajues nga presidenti ”, tha ai. Ekipi mjekësor që është duke mbikëqyrur gjendjen shëndetësore të presidentit Trump, deklaruan se ai është duke u trajtuar me të gjitha procedurat e nevojshme dhe se nuk ka të vendosur asnjë pajisje oksigjeni dhe organet respiratore i ka vitale.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti Trump të shtunën tha se po ndjehet mjaft mirë. “Mendoj se po shkon mirë. Faleminderit të gjithëve”. të premten, mjeku i presidentit, Sean Conley, tha se Trump “është i lodhur” dhe “si masë paraprake” mori një dozë të një trajtimi eksperimental, që përfshin antitrupa sintetikë kundër patogjenit”.

Conley tha se Zonja e Parë “është mirë, me vetëm një kollë të butë dhe dhimbje koke”, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes Trump janë mirë dhe “kanë dalë negativë në testet për koronavirus”. Ajo nuk ka pasur nevojë të hospitalizohet për shkak të gjendjes së mirë shëndetësore.Një numër senatorësh republikanë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus po ashtu.

nfeksionet e reja që vijnë pas ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë më 26 shtator, për nominimin e anëtares së re të Gjykatës Supreme, kanë ngritur dyshimet se ky tubim ka qenë shkaktar i përhapjes së koronavirusit. Shumë mysafirë janë parë pa maska dhe duke mos mbajtur distancën sociale. Zhvillimet dramatike kërcënojnë ta kthejnë muajin e fundit të fushatës zgjedhore presidenciale përmbys, duke përqendruar vëmendjen në deklaratat e mëhershme të presidentit Trump për minimizimin e një pandemie që ka vrarë më shumë se 200,000 amerikanë dhe infektuar mbi 7 milionë./ Radio Europa e Lirë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME