Categories Bota

Trump më i varfër si President, pasuria e tij ra me 700 milionë dollarë

Katër vite në Shtëpinë e Bardhë e kanë bërë më të varfër ish-presidentin, Donald Trump. Pasuria e biznesmenit amerikan u zhvlerësua me 700 milionë dollarë mes viteve 2016 dhe 2020, nga 3 miliardë në 2,3 miliardë dollarë. Sipas Indeksit të Miliarderëve të publikuar nga agjencia “Bloomberg”, periudha e pandemisë ndikoi shumë në bizneset e 74-vjeçarit.

Zyrat, hotelet, rezortet dhe fushat e golfit në pronësinë e tij raportuan qindra milionë më pak të ardhura për shkak të izolimit të gjatë. Flota e avionëve “Boeing” që zotërohen nga firmat e tij gjithashtu humbën gati 50 milionë dollarë vlerë në 6 vite për shkak të amortizimit.

Ndërkohë, për shkak të qëndrimeve politike gjatë mandatit si president, disa kompani tashmë nuk po bashkëpunojnë më me ish-presidentin. Mbi 600 milionë dollarë llogariten borxhet e tij në sektorët komercialë, në rezorte dhe hotele, në fushat e golfit dhe prona të tjera.

Tramp pritet që disa nga humbjet t’i rikuperojë nëpërmjet marrëveshjeve për botimin e një libri me kujtime nga periudha kur ishte president. Librat memuaristikë i sollën 65 milionë dollarë të ardhura paraardhësit të tij, Barack Obama dhe bashkëshortes, Michelle.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME