Categories Bota

Turma hyri në Senat për ti djegur, zbulohet fati i votave elektorale/ Trump: Mbajeni mend mirë këtë ditë

Kutitë me votat e kolegjit elektoral në SHBA kanë shpëtuar, pasi arritën që të nxireshin nga senati përpara se turma të futen brenda në godinë.

Me shumë gjasë, votat që certifikojnë fitoren e Joe Biden do të ishin djegur, nëse ndërhyrja nuk do të kishte qenë në kohë. Senatori, Jeff Merkley, një demokrat i Oregonit konfirmoi se fletëvotimet u ruajtën nga punonjësit e Senatit ndërsa evakuuan dhomën.

“Nëse stafi ynë i aftë nuk do t’i kishte kapur, ato do të ishin djegur nga turma”, tha Merkley në një  status të tij në “Twitter”. Ndërkohë që situata ishte qetësuar disi në Uashington, presidenti Donald Trump bëri një tjetër postim në median sociale, teksa se duhet kujtur kjo ditë përgjithmonë.

“Këto janë gjëra dhe ngjarje që ndodhin kur një fitore e thellë dhe e shenjtë në zgjedhje vidhet në mënyrë kaq brutale prej duarve të patriotëve që janë trajtuar keq dhe në mënyrë të pandershme prej kohësh. Shkoni në shtëpi me dashuri dhe në paqe. Kujtojeni këtë ditë përgjithmonë,” shkruan Trump. Derimë tani si pasojë e përplasjeve që kanë qenë të shumta, 4 persona kanë humbur jetën në SHBA dhe shumë të tjerë janë lënduar, ndërsa nuk kanë munguar as arrestimet e shumta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME